Njoftohu

Me ne

Në kohën kur të gjithë mendonin për një vend më të mirë për t’a ndarë kohën me familjen dhe miqtë, nën prezencën e aromës së kafesë dhe shijes së ëmbëlsirave, mu në atë kohë të duhur, për herë të parë u hap MONDO Coffee. 

Në vitin 2015 një koncept i coffee shop joprezent deri në atë kohë, u hap për t’a bërë botën e kafesë dhe ëmbëlsirave sa më afër jush. Në atë kohë kur kompania hapi pikën e parë për të bërë revolucion në gastronominë vendore, MONDO tash ofron disa pika të coffee shop-ve nën kombinimin e aromës së kafesë dhe shijes së ëmbëlsirave. 

 

Në vitin kur u themelua “Mondo” drejtori i saj, Gazmend Sinani, duke parë nevojën për shijen e kafesë afër një ëmbëlsire të bërë me dashuri në prodhimin tonë Mondo Cakery, atëherë ai u frymëzua në emrin MONDO, për t’a bërë një botë me aromë kafeje dhe shije ëmbëlsire hap pas hapi sa me afër jush. Drejtori i kompanisë duhet qenë i pasionuar pas kësaj fushe të gastronomisë gjatë udhëtimeve të tijë nëpër botë andaj ai solli nga Franca traditën e ëmbëlsirave franceze dhe shijen e kafesë italiane, për t’a sjellë një ndjenjë të gërshetimit në mes të aromës dhe shijes së ëmbëlsirave. Ne gjithashtu krahas këtyre aromave dhe shijeve, në lokalet tona ofrojmë një zgjedhje të ngjyrave dhe shijeve të akulloreve artizane, lloje frutash mes brumërave të gatuara me dashuri, nga pastiçerët tanë dhe ushqim të një menu-je të standartit europian nën përcjelljen e muzikës që ndërlidhë tingujt me ndjenjen e ushqimit dhe kafesë që ju e shijoni.

 

Bëje

Rezervimin tani

Copyright @ 2020 Mondo.